• Gatime

Tavë kosi me mish qingji

Përgatitja

Si fillim skuqim mishin me pak gjalpë edhe vaj, i shtojme ujë dhe e leme te zieje.

Me pas kaurdisim 2 lugë miell me 2 lugë gjalpë, shtojme aty lëngun e mishit edhe e trazojme derisa te behet krem.

Në nje tas do te rrahim 4 vezë me 1 kg kos, kripë edhe në fund i shtojme kremin e miellit qe pergatitem pak me pare edhe 1 lugë oriz.

Mishin e vendosim në tavë me pak piper edhe sipër i shtojme kremin e kosit dhe e fusim në furrë per ta pjekur me 180 gradë për 40 minuta edhe tava keshtu eshte gati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *