• Pustec

Shtëpia muze e Sterjo Spases/ Rikonstruktohet rruga që të çon tek muzeu

Shtëpia e shkrimtarit të njohur Sterjo Spase është një vlerë e shtuar për fshatin Gollomboç, por edhe për gjithë bashkinë e Pustecit. Për ta bërë më të aksesueshëm këtë muze, bashkia Pustec përmes një projekti të përbashkët me bashkinë fqinje të Bitolas në Maqedoninë e Veriut dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, ka bërë të mundur rikonstruksionin e rrugës që të çon në muze.

Tashmë ky muze rezulton mjaft i vizituar nga vendasit dhe të huajt të cilët edhe këtë verë kanë qënë të shumtë në zonën e Prespës.

Synimi i bashkisë është që ky model të shtrihet në të gjithë fshatin, duke bërë të mundur shtrimin me kalldrëm të të gjitha rrugëve të brendshme të tij në mënyrë që shumë shpejt ky fshat të kthehet në një atraksion turistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *