Në rrugën e shumë përfolur, Qukës-Qafë Plloçë vijon të punohet, madje gjatë ditëve të fundit, punimet po ecin me intesitet të lartë. RTSH Korça ka ndjekur nga afër të gjithë segmentin të kthyer në një kantier dhe po punohet te të treja lotet e kësaj rruge, në mënyrë që ajo të përfundojë sa më shpejt. Aktualisht firmat e ndërtimit janë duke sistemuar rrugët sekondare, ndërsa prej kohësh vijojnë edhe shtresat asfaltike apo edhe ndërtimi i mureve mbajtëse. Po punohet gjithashtu për urën nr. 4, por edhe për mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpatave.
Me përfundimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë do përmirësoheshin ndjeshëm parametrat e rrugëtimit, ndërsa gjithashtu do të bëhej edhe i mundur aksesimi i trafikut, që kalon nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan në pjesën e Juglindjes, si dhe do të shkurtonte distancën me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej. Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Pershendetje ne fshatin Potgorie po behet 3 rruge te reja lagjja lart Firma na i ka hedh guret ne rruge dhe nuk mundemi te kalojme me makine e kemi blere makine te Re dhe kushton 16 mije Euro dhe kemi ardhur per prindrit ti shohim por shikojme nje Katastrophe qe na eshte bere
Sa vite do kalojnë akoma…?
Shumë pasdore kanë lënë zonën e Korçës… Shikoj indiferencë të madhe si nga qeveria dhe si nga pushteti vendor, dhe mos flasim për fshatin që e kanë lënë fare në haresë.
O radio korca a ka mundesi me na thene ekzakt kur ka filluar kjo rruge po mor njeres eshte turp qe gjithe keto vite dhe rruga spo perfundon akoma turp po jusjini ne gjendje te thoni sekur perfundon
Shumë fjalë, por në fund nuk kuptova: kur mbaron rruga? Kjo na duhet. Kur? Në se nuk dini të thoni këtë, athere kronika është e kotë.
Pse nuk po mbaron!!!
Shoku Rama ka thene Rruge te ngelura rrugeve.
Duhet te kishte mbaruar tanimë, shume ngadale punimet-e para.
Dhe e dyta, a do te kete asfaltim te rrugeve qe lidhin aksin kryesor me fshatrat e Mokres, psh Çezme e madhe, apo me vendin e shenjte-Shën Marenë? Keto jane shume te rendesishme per zhvillimin bujqesor, por edhe turistik te zones, pse jo!
Faleminderit!