Rruga Maliq – Lozhan, e cila bën lidhjen me rrugën e re të Moglicës e Gramshit dhe pritet të jetë një “frymëmarrje” për banorët e fshatrave përgjatë saj, ende nuk ka përfunduar. Sipas tabelës informuese bëhet me dije se afati i fundit, atëherë kur “duhej prerë dhe shiriti” ishte shkurti i këtij viti, por teksa 2024 po mbyllet, ende rruga ka ngelur rrugëve. Shqetësimi është ngritur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar edhe nga bashkia e Maliqit, e cila është përfituese e investimit, ndërsa kryebashkiaku Gëzim Topçiu thotë se pritet që punimet të rifillojnë këtë javë për tu mbyllur në fund të tetorit:
Aksi Maliq – Lozhan është një nga rrugët e pakta nacionale ku nuk ishte kryer rikonstruksion prej vitesh. me përfundimin e investimit prej 1,4 miliardë lekësh nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, koha e udhëtimit në këtë rrugë do të shkurtohet nga 1 orë që ishte më parë në vetëm 20 min. Ky investim është mjaft i rëndësishëm për banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët presin me padurim përfundimin e punimeve.