Në gjimnazin” Fuat Babani” Bilisht promovohet dhe dhurohet libri i tretë i autorit Hysen Koçillari. Botimi i këtij libri sjell për lexuesit e zonës së devollit një këndvështrim të hollësishëm Historiko-Kulturor. Një vlerë e shtuar dhe e dokumentuar e traditës, kulturës dhe historisë së Devollit. Në këtë aktivitet autori dhuroi botimin e tij shkollave të qytetit të Bilishiti me qëllim rritjen e leximit nga të rinjë dhe njohjen e historise dhe kulturës të zonës së Devollit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, drejtorët e shkollave, artistë e nxenës. Endri Fifo këngëtar i shquar i devollit vlerëson dhurimin e librave si një kontribut në njohjen e vlerave të Devollit.
Pas librit të tretë Hysen Koçillari do të botojë brenda vitit dhe dy libra të tjerë duke sjellë 5 botime kushtuar zonës së Devollit.