• Kolonjë

Përfundon rruga Korçë – Ersekë, Vendosen tabelat vertikale

Përfundojnë thuajse të gjitha punimet në rrugën e re Korçë Ersekë. Pas hedhjes së shtresave të asfaltit është kryer edhe vijëzimi i të gjithë aksit, ndërsa aktualisht janë duke u vendosur tabelat vertikale. Janë gati 200 tabela që do të vendosen për të identifikuar hyrjet e daljet në fshatra. Përfundimi i këtij aksi ka qenë i shumëpritur nga banorët e zonës së Kolonjës, por edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët vlerësojnë punimet e kryera, ndërsa tashmë kërkojnë nga bashkia që të asfaltojë rrugët e fshatrave që lidhen me rrugën kryesore:

Rruga e re Korçë Ersekë e shkurton distancën mes dy qyteteve në vetëm 20 minuta, ndërsa është një rrugë që gjarpëron përgjatë peizazheve të mrekullueshme, dhe integron më së miri zonën e Kolonjës në ofertën turistike të Korçës dhe gjithë qarkut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *