620 mijë rasat të rinj të krapit janë hedhur në liqenin e Prespës. Kjo është sasia më e lartë e rasatit të hedhur e cila nga viti në vit shënon një rritje të kësaj specie në liqenin e Prespës. Falë kësaj iniciative të përvitshme specia e krapit nuk është në rrezik për zhdukje, por përkundrazi ka një rritje e cila pasqyrohet edhe nga gjuetia.
Rreth 900 kunjtal krap peshkohen në vit në liqenin e Prespës. Ndërkohë që shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut hedh një sasi më të vogel të rasatit dhe peshkon një sasi disa herë më të madhe në vit se pala shqiptare.
Shqetesues për specialistin është ulja e numrit të subjekteve të peshkimit një shifër kjo që ka ardhur në rënie nga viti në vit.
Krapi i Prespës është një specie e cila tregëtohet në sasinë me të madhe në tregun rajonal të Korçës, ndërsa vetëm një pjesë e vogël shpërndahet në vende të ndryshme të Shqipërisë. Për shkak të kapaciteteve të ulta në peshkim nuk ka pasur iniciativa për eksportim jashtë vendit.