• Maliq

Palestër e re për shkollën e Pirgut, 800 nxënës të shkollës janë përfitues të projektit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e një palestre të re në shkollën e fshatit Pirg. Ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Maliq me vlerë 40 milionë lekë, i cili synon të lehtësojë kryerjen e orëve të edukimit fizik për rreth 800 nxënësit e kësaj shkolle. Sipas administratorit të njësisë Pirg Ermal Gjona ky është një investim i shumëpritur nga nxënësit e shkollës për shkak se nuk ka pasur mjedise të përshtatshme për kryerjen e orëve të edukimit fizik:

Afati për përfundimin e punimeve është 5 muaj, ndërsa pritet që sëbashku me palestrën e re të përfundojnë edhe punimet për instalimin e ngrohjes qëndrore për të gjithë shkollën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *