Këshilli i Qarkut Korçë, në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, ka nisur procedurat për ndërtimin e Muzeut Dritëro Agolli në Menkulas. Financimi i këtij muzeu vjen në masën 60% nga Këshilli i Qarkut dhe 40% nga Bashkia Devoll, pas vitesh të gjata pritje dhe premtimesh për ndërtimin e tij. Ky muze do të jetë një vend i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike të rajonit tonë, si dhe një monument për jetën dhe veprën e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letrave shqipe.
Në këtë fazë të parë, autoritetet po sigurohen që procedurat dhe planifikimi i projektit të kryhet me kujdes të veçantë, duke vendosur bazat për një ndërtim cilësor në të ardhmen e afërt:
Muzeu pritet të shërbejë jo vetëm si një qendër edukative dhe kulturore, por edhe si një vend ku vizitorët do të gjejnë vlerat më të mira artistike e patriotike të Devollit.