• Sport

Myrto Uzuni dhe Skënderbeu në simfoni të përbashkët, sulmuesi shënon tjetër gol në Spanjë

Ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni nuk ka të ndalur. Talenti bëratas, ia doli edhe sot të realizonte golin e avantazhit për skuadrën e Granadës në minutën e 42-të ndaj Leganes, duke bërë që fragmenti i parë të lojës të mbyllet me shifrat 1-0.

Një gol me aromë La Ligë ky për shqiptarin, që është padyshim lojtari i sezonit te Granada.  Ky ishte goli i 23-të në kampionat për Uzunin, që meriton notën 10 për gjithçka ka dhënë për skuadrën e tij.  Me ketë rezultat, Granada është zyrtarisht në La Liga, ashtu si Skënderbeu që u ngjit këtë edicion në elitën e futbollit shqiptar.

Para ndeshjes Uzuni ka zbuluar për RTSH Korça se do ketë edhe një surprizë në fundin e ndeshjes që do i bëjë të dashurës së tij duke e propozuar për martesë në mes të stadiumit, sigurisht nëse Granada fiton. Një futbollist që është ndjekur dikur me interes nga drejtuesit e Skënderbeut dhe nëse ekipi korcar rikthehet në arenën europiane, Myrton mund ta shohim me fanellën bardhekuqe… Ku i dihet….

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *