Nënshkruhet marrëveshja mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Maliqit për përfundimin e rikonstruksionit të qendrës kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq. Përmes një fondi prej 130 milionë lekësh pritet të kryhen punimet në pjesën e brendshme të objektit si dhe arredimi me pajisjen e nevojshme:
Godina e qendrës kulturore Dhimitër Orgocka në Maliq u përfshi nga flakët në vitin 2016 duke u shkatërruar plotësisht. Gjatë viteve janë kërkuar financime për ringritjen e saj, ndërsa bashkia me fondet e veta ka mundur të investoje vetëm në strukturën e godinës me qëllim ruajtjen e saj ashtu si ka qenë më parë. Tashmë me këtë investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit qendra kulturore do të kthehet në funksion të plotë të veprimtarive artistike e kulturore.