Ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura është mirëpritur nga banorët e bashkisë Pustec, për shkak se lejon zhvillimin edhe në këtë zonë e cila deri mw tani ka qenw e paprekur nga ndwrtimet. Sipas banorëve por edhe operatorëve turistikë për shkak të ligjit të vjetër ata nuk janë lejuar të drejtohen drejt turizmit dhe përmirësimit të infrastrukturës turistike, përfshi këtu dhe plazhet. Kiço Ago është një nga operatorët më të vjetër të zonës i cili e sheh pozitiv ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, pasi deri në këto momente e ka patur të pamundur zhvillimin e biznesit të tij.
Në të njëjtën linjë është edhe specialisti i turizmit Llazo Stojan kur thotë se ndryshimi i ligjit pritet së pari të krijojë klimën e duhur operatorëve vendas por edhe të tërheqë investitorë të huaj.
Bashkia e Pustecit përbëhet nga 9 fshatra me 5100 banorë ku 5 prej fshatrave lagen nga ujërat e liqenit të Prespës, fshatra të cilat janë brenda Parkut Kombëtar. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në këto fshatra që ndodhen buzë liqenit ka 9 bujtina, hotele dhe restorante.