• Korça

Lagështia/ Disa kultura bujqësore rrezikohen nga sëmundjet e dëmtuesit



Një sërë kulturash bujqësore rrezikohen nga sëmundjet e dëmtuesit, kjo si shkak i lagështisë së tepruar të kësaj periudhe, të shoqëruar me temperatura të larta. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu intensive pas mesditës, për Përgjegjësin e Departamentit të Agronomisë, Prof.As.Dr Besnik Skënderas, kanë ndikim negativ tek pemtoret me mollë, tek disa kultura perimore, tek fasulja, patatja dhe misri ndaj këshillon fermerët të marrin masa për të kryer trajtimet e nevojshme.

Edhe fermerët e zonës së Devollit të sipërm pohojnë se ka pasur dëmtimë në të mbjella. Profesor Skënderas shpjegon se lagështira ka ndikim pozitiv tek gruri, një kulturë që zë sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellash në Qarkun Korçë.

Gjatë vitit të kaluar në Qarkun Korçë me grurë u mboll një sipërfaqe prej më shumë se 13000 HA.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *