Kanë nisur punimet për rehabilitimin e Qendrës Rinore në Korçë me qëllim përmirësimin e ambjenteve ekzistuese dhe ofrimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe bashkëkohor për të rinjtë, duke përfshirë hapësira për veprimtari kulturore, arsimore, artistike e sportive. Vlera e investimit është 10,8 milionë lekë nga të cilat 1 milionë lekë nga bashkia e Korçës dhe 9,8 milionë lekë nga Agjensia Kombëtare e Rinisë:
Punimet përfshijnë ndërhyrjen në mënyrën e organizimit funksional duke tentuar të sjellin një frymë inovative që në momentin e parë kur hyn në Qendrën Rinore, e cila do të jetë në sinkron më qendrat e tjera rinore në rajon. Pritet që muajin e ardhshëm të kenë përfunduar të gjitha punimet dhe Qendra Rinore të jetë gati për të pritur të rinjtë që do të kenë dëshirë ta frekuentojnë.