Fjetja e hyjlindëses Mari është kremtuar edhe nga besimtarët e krishterë në fshatin Ziçisht në Devoll. Mesha është mbajtur tek kisha me të njejtin emër, një kishë të rindërtuar me kontributin e Mitropolitit të Korçës, hirësisë së tij Imzot Joanit dhe besimtarëve.
Besimtarët kryen ritet në këtë kishë ndërsa uruan për shëndet e mirësi me njëri-tjetrin.
Më pas besimtarët janë drejtuar tek kisha e Shën Gjergjit ku festuan së bashku këtë ditë të shenjtë dhe njëherësh dhe 100 vjetorin e Shoqërisë Ziçishtare “Shën Trinia”.
Festa bëri bashkë dhe emigrantët e kthyer në atdhe për pushime.