• Korça

Korça i jep lamtumirën e fundit edukatores së nderuar, Antoneta Sheqerxhi

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, qytetarja e nderuar korçare, Antoneta Sheqerxhi. Ajo u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare, teksa ditën e sotme i janë bërë të gjitha nderimet, duke u përcjellë nga të afërmit e saj në banesën e saj të fundit.

Antoneta ka punuar për shumë vite si edukatore në qytetin e Korçës, teksa gëzonte respektin e gjithë qytetarëve. Historia e saj nuk ka qenë dhe aq e lehtë, pasi viti 1987 ishte i vështirë për të dhe gjithë familjen Sheqerxhi.

Djali i tyre, Artur Sheqerxhi u arratis në këtë vit drejt Greqisë, duke i shpëtuar rrethimit komunist. Që në atë ditë, familja Sheqerxhi u internua në fshatin e thellë të Krushovës, si ndëshkim, për veprimin e djalit të tyre. Bashkëshorti i Antonetës dhe babai i Arturit, vdiq në momentin kur foli për herë të parë në telefon me djalin e arratisur. Stafi i RTSH Korçës i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Sheqerxhi.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

1 koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *