Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Korçës. Këshilltarët kanë diskutuar e miratuar disa pika që lidhen me përfituesit e programeve të strehimit që ofrohen nga Bashkia e Korçës. Pas miratimit disa muaj më parë të 35 familjeve që do të përfitonin nga përmirësimi i kushteve të strehimit, një komision i vlerësimit të projekteve në Ministrinë e Ekonomisë ka vendosur se vetëm 19 prej tyre plotësojnë kushtet dhe kriteret e duhura për përfitim nga ky projekt:
Të tjerë përfitues nga programet e strehimit do të jenë 5 familje të cilat kanë plotësuar kriteret për subvencionimin e interesave të kredisë për blerje banese.
Edhe kjo pikë e rendit të ditës ka marrë miratimin e këshilltarëve bashkiakë të Korçës.