Natyra, ajri dhe njerëzit janë disa nga elementet që frymëzojnë artistët ndërkombëtarë në Pogradec, të cilët gjatë edicionit të 15 të Kolonisë Ndërkombëtare të pikturës kanë vizituar destinacione turistike dhe historike. Sipas organizatorit Saimir Ahmeti ekspozita do të ketë ndalesën e radhës në festivalin ndërkombëtar të “Skampës”, i cili pritet të zhvillohet gjatë muajit tetor.
Mes artistëve të shumtë dhe besnikë të kolonive të piktorëve është dhe piktorja Marjana Goxhabelliu, e cila shpreh emocionet e të pikturuarit në një vend si Pogradeci, duke theksuar se peizazhet që ofron liqeni janë nga më unikët dhe nuk mund të gjenden askund tjetër.
Ekspozita e artistëve ndërkombëtarë do të qëndrojë e hapur për dy javë në qytetin e Pogradecit, duke mirëpritur vendas dhe vizitorë.