Pagat e punonjësve të bashkisë Maliq janë rritur me 15-20%, ndërsa është riorganizuar edhe e gjithë struktura. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ndërsa efekti financiar i rritjes së pagave është 5,2 milionë lekë në muaj.
Sipas kryebashkiakut të Maliqit rritja e pagave do të vijë në mënyrë progresive, pasi të akordohet edhe buxheti për vitin e ardhshëm nga ana e qeverisë.
Në bashkinë e Maliqit janë 630 punonjës duke përfshirë të gjitha funksionet që kryhen nga ana e bashkisë.