• Pogradec

Impiantet e ujërave të zeza/ Bizneset e Pogradecit kundërshtojnë sërish aktin normativ

Përfaqësues të bizneseve në Pogradec janë mbledhur sërish në një takim për të kundërshtuar aktin normativ që i detyron këta të fundit të vendosin impiantet e ujërave të zeza. Ata arsyetojnë se përgjatë vijës së liqenit të Pogradecit është kryer investimi për rrjetin e ujërave të zeza, ndërsa i gjithë qyteti prej disa vitesh i përpunon ujërat e zeza në kolektorin pranë fshatit Guras. Në këto kushte ky investim përbën kosto për ta. Në takim është bërë gjithashtu e ditur se një pjesë e bizneseve kanë marrë gjoba, pasi nuk kanë respekuar këtë akt normativ.

Bizneset kanë përgatitur një peticion dhe kanë kërkuar të zhvillojnë një takim me kryeministrin dhe ministrinë përkatëse, teksa nga ana tjetër paralajmëruan mbylljen e subjekteve të tyre në shenjë proteste nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *