• Raportime

“Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell tërë jetën”/ Aktori Leka Sefla feston sot ditën e lindjes

“Njeriu zihet ngushtë. Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell terë jetën,” Ishte kjo batuta e famshme e Leka Seflës në rolin e Xhevatit tek filmi “Ilegalet” e cila përmendet edhe sot dhe kujton vazhdimit këtë figurë të shquar të artit shqiptar.

Leka Sefla feston sot 69-vjetorin e lindjes së tij. Ai u lind në Korçë më 4 maj 1954, teksa ka kryer studimet e larta në ILA në degën e dramës. Filloi punë si aktor në Teatrin Popullor në 1 nëntor 1976. Leka e nisi karrierën e tij si aktor me rolin e Rikos në dramën “Diell mbi Kaster”. Deri në vitin 1991 realizoi mjaft role të arrira në skenen e Teatrit Popullor / Teatrit Kombetar, duke u shquar si një aktor potent e mjaft skenik.

Ndër rolet e tij më të spikatura janë: “Besa e madhe” “Vershime pranverore” “Gryka e nemur” “Vizita e Inspektorit” “Konsulli i Rusisë” “Epoka para gjyqit” “Nata e 12-te” “Prometeu” “Romeo e Zhuljeta” apo edhe “Valsi i Titanikut”.

Edhe në filmin artistik aktori Leka Sefla ka disa role të realizuara me mjeshtri nga ku mund te veçojmë” “Ilegalet”, “Sketerre”. Mbas vitit 1992, Leka Sefla u largua në emigracion ku jeton edhe sot.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *