Korçë/ Finalizohet një tjetër operacion anti drogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes. Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshmem teksa dhjetra persona u shoqëruan në ambjentet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.
Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korcë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.
Lini një Përgjigje