• Devoll

“Festa e Maturantëve”/ Të rinjtë e bashkisë së Devollit vijojnë traditën e festimit në shesh

Maturantët e Devollit vijojnë traditën e festimit të ngjarjes më të madhe të formimit të tyre arsimor, me paradën dhe performancën e tyre në pedonalen e qytetit të Bilishtit. Ndryshe nga shumë maturantë të tjerë që preferojnë restorantet dhe lokalet, në këtë zonë të juglindjes, prej vitesh është kthyer në traditë “Festa e Maturantëve” e cila organizohet nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Devoll. Kryebashkiaku Eduard Duro teksa ka uruar të gjithë maturantët është shprehur se tashmë kjo festë është kthyer në një traditë të përvitshme.

Pjesë e kësaj ceremonie kanë qënë rreth 150 maturantë të shkollave të mesme të bashkisë së Devollit, teksa festës i janë bashkuar edhe mijëra banorë të zonës të cilët kanë mbushur pedonalen e qytetit të Bilishtit, duke shijuar edhe koncertin e organizuar me këtë rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *