• Pogradec

Ekspozitë për turizmin/ Monumentet natyrore dhe veshjet tradicionale ekspozohen tek burgu i grave në Pojskë

Institucioni i vuajtjes së dënimit të grave në Pojskë të Pogradecit ka bërë të mundur çeljen e një ekspozite fotografike me disa prej monumenteve natyrore dhe veshjeve tradicionale të zonës së Pogradecit dhe Pojskës. Ky aktivitet i realizuar në bashkëpunim me Muzeun e Pogradecit kishte për qëllim që gratë dhe vajzat e këtij burgu të njiheshin me këto site turistike por edhe për t’iu mundësuar atyre një aktivitet ndryshe teksa vuajnë dënimin.

Të gjitha të paraburgosurat dhe të dënuarat shfaqen interes të lartë për këtë ekspozitë.

Sipas drejtoreshës së IEVP  Pojskë Fatbardha Hoxhalli, synimi është që gratë të mos ndihen si në burg, prandaj dhe në bashkëpunim me institucione të tjera do të organizohen aktivitete të ndryshme deri tek mbrëmjet poetike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *