Po hidhen shtresat e fundit të asfaltit në rrugën Korçë-Ersekë, e cila e shkurton distancën mes dy qyteteve në vetëm 20 minuta. Asfaltimi ka nisur nga qyteti i Ersekës duke vijuar deri në fund të lotit të dytë. Aktualisht është duke u hedhur shtresa e binderit në 2 km e fundit të këtij aksi, ndërsa më pas do të hidhet edhe shtresa e fundit, tapeti në një gjatësi prej 3,5 km
I gjithë loti ku është duke u punuar ka një gjatësi totale prej 14 km dhe pritet të përfundojë së shpejti.
Kjo është një rrugë që gjarpëron përgjatë peizazheve të mrekullueshme, dhe integron më së miri zonën e Kolonjës në ofertën turistike të Korçës dhe gjithë qarkut.