• Sport

Champions League/ “Paqe” në Bernabeu, Reali dhe City barazojnë në ndeshjen e parë

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e parë gjysmëfinale Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Të parët në epërsi kaluan ekipi i Carlo Ancelottit në minutën e 36’të me anë të anësorit brazilian, Vinicius Junior.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Pep Guardiolas kërkuan golin e barazimit dhe e gjetën atë me një super gol nga mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne në minutën e 67’të. Pas këtij goli, dy skuadrat kërkuan të shënonin, por nuk arritën falë nderhyrjeve fantastike të dy portierëve, Courtois dhe Ederson.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë nga ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në UEFA Champions League./ Korca.rtsh.al

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *