Një ndër shqetësimet kryesore të fermerëve ngelet shitja e prodhimeve bujqësore. Patatet, qepët, gruri, misri, fasulet, vreshtaria janë disa prej kulturave kryesore që prodhohen në fushën e Maliqit. Duke qenë se kërkesat në treg nuk mungojnë, Drejtori i bujqësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit Arben Dulellari thotë se një pikë kryesore për shitjen e tyre është certifikimi i prodhimit për të pasur edhe mundësi eksporti.
Dulellari thotë se një zgjidhje e mirë për të siguruar shitjen e të gjithë prodhimit do të ishte dhe krijimi i “kooperativave”, pra bashkëpunimi bujqësor.
Në Qarkun Korçë janë rreth 43 mijë familje fermere që merren me prodhimin e produkteve bujqësore e blegtorale.