• Pogradec

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Paraprakisht mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, ku shtetasi B. C., rreth 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi B. C., i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *