150 artistë popullorë të 18 grupeve artistike nga zona të ndryshme të vendit, u bënë bashkë për të sjellë edicionin e 13-të të Festivalit Folklorik Tipologjik të Sazeve. Për tre netë, grupet muzikore sollën në sheshet e Leskovikut dhe Ersekës ngjyrat e muzikës popullore, përmes instrumentave tradicionalë, duke ruajtur në mënyrë autentike këtë trashëgimi të çmuar shpirtërore.
Mjeshtri Fatos Qerimaj vlerësoi kontributin e artistëve që kanë ruajtur dhe përcejllë ndër breza muzikën popullore.
Pjesë e festivalit u bënë edhe artistêt e rinj, të cilët po ndjekin dhe vazhdojnë misionin në gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj të muzikës popullore.
Krahas pjesëve me instrumenta, publiku përcolli me shumë emocion edhe vallet e sjella nga valltarët e vjetër dhe të rinj.
Në fund të Festivalit,juria vlerësoi grupin e sazeve të Korçës me çmimin “Kabaja më e mirë” dhe çmimin “Selim Leskoviku”.