49 familje në bashkinë e Maliqit janë përfituese të projektit të mbështetur nga Ministria e Financave për rehabilitimin e banesave të familjeve në nevojë. Ky është viti i pestë radhazi që kjo bashki shpallet fituese e këtij projekti për ti ardhur në ndihmë familjeve që nuk kanë mundësi të riparojnë banesat me të ardhurat e tyre:
Kujtim Kelo është njëri prej banorëve përfitues të këtij projekti. Banesa e tij në fshatin Pojan është e ndërtuar 60 vite më parë, por ai nuk ka pasur mundësi për kryejë asnjë riparim të saj për shkak të të ardhurave të ulëta:
Familjet e përzgjedhura për të përfituar nga ky projekt janë ato me situatë të vështirë ekonomike. Kryesisht në banesat e tyre kryhen punime të riparimit të çatisë, rrjetit elektrik, dyerve dritareve dhe të tjera punime sipas problematikave që kanë objektet.