Pas emërimit si drejtues politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka nisur një sërë takimesh me strukturat në të gjitha bashkitë e qarkut në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Gjatë takimit në Maliq, Kaso theksoi se rotacioni politik mund të prodhohet vetëm me angazhimin e të gjithë demokratëve e qytetarëve të tjerë:
Në këtë takim morrën pjesë anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve me të cilët u diskutua jo vetëm aktualiteti dhe situata politike në vend por edhe aksioni opozitar i cili do të zhvillohet në periudhën parazgjedhore, si dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike, jo vetëm në degën Maliq por edhe në të gjithë qarkun e Korçës.