Bashkia e Pogradecit ka nisur asfaltimin e rrugëve kryesore në fshatin Rrëmenj, që janë pjesë e projektit të madh që kjo bashki po zbaton në Çerravë dhe Buçimas. Pasi u bë asfaltimi i rrugës kryesore në Çerravë dhe Baçallëk, tashmë prej 3 ditësh puna është fokusuar në Rrëmenj. Ndërkohë puna do të vijojë drejt Vërdovës për të asfaltuar po ashtu rrugët kryesore. Bashkia Pogradec bën me dije se asfaltimi prek vetëm rrugët kryesore dhe jo rrugët e brendshme të fshatit, teksa për këtë ka një tjetër projekt për të cilin është bërë një aplikim pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ndërkohë me përfundimin e Rrëmenjit dhe Vërdovës, puna do të vijojë edhe në fshatin Gështenjas ose Zërvaskë për të asfaltuar rrugët kryesore edhe të këtij fshati si pjesë e projektit.
- Pogradec
Pogradec, investime në fshatra/ Nis asfaltimi i rrugëve kryesore të Rrëmenjit
Pogradec
Më shumë- Pogradec
Xhaçka me pensionistët në Pogradec/ Xhaçka: së shpejti zgjidhja për rr...
- Pogradec
Volejboll femra/ Trajneri Besnik Lisha premton supriza tek Pogradeci
- Pogradec
Impiantet e ujërave të zeza/ Bizneset e Pogradecit kundërshtojnë sëris...
- Pogradec