Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli teksa inspektoi nga afër punimet në lotin e 3-të të aksit Qukës-Qafë Plloçë mori garancinë se rruga do ketë përfunduar deri në muajin qershor 2025 për tu dorëzuar në gusht. Në këtë lot po punohet në 5 km e fundit të rrugës duke kryer përgatitjet e duhura për shtresat e asfaltit, duke shtruar stabilizantin, por edhe duke vendosur bordurat, gabionat dhe duke kryer mbrojtjen e skarpatave. Ndërsa në pjesën tjetër të lotit të tretë të rrugës po punohet me mbushje, vendosje tombinosh, gërmime e drenazhime. Në të gjithë këtë aks punimet janë duke u kryer me intensitet të lartë e makineri të shumta.
Asfaltimi i 5 km të para të këtij aksi mjaft të rëndësishëm në juglindje të vendit do të nisë brenda pak ditësh.