Pajisje për godinën e re të bashkisë Pustec janë dhuruar nga fondacioni “Kujtesa Bullgare” në bashkëpunim me ambasadën bullgare. Prezent gjatë këtij donacioni ka qenë dhe vetë ambasadori bullgar në Shqipëri Ivajllo Kirov, i cili fjalës së tij përshëndetëse ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për këtë komunitet në gjithë bashkinë e Pustecit.
“Kemi bërë rikonstruksionin e shkollës, kemi sjellë ambulcana për njerëzit e bashkisë, janë dhuruar nga Bullgaria. Donacioni me i madh është ujësjellësi i fshatit. Të gjitha këto e bëjnë këtë fondacion investitorin me të madh në rajon. Në pikëpamje politike kjo ka rëndësi për disa arsye. Shqipëria Për Bullgarinë është shteti me miqësor, jo vetëm në Ballkan por edhe në Europe “
Për kryetarin e bashkisë Pali Kolefski çdo donacion që mbështet komunitetin e kësaj zone pa prapavijë politike është e mirëpritur.
Për përfaqësuesen e fondacionit “Kujtesa Bullgare” Sofika Male ky është donacioni i radhës në këtë bashki por jo i fundit.
Përveç donacionit të fundit për mobilimin e godinës së re të bashkisë Pustec, ky fondacion ka mbështetur rinovimin e ujësjellësit, bibliotekën e shkollës dhe herë pas here ka dhuruar pajisje mjekësore në qendrën spitalore.