• Figura të shquara

Sevasti Qiriazi-Dako

Sevasti Dako (lindur QiriaziManastir24 shkurt 1871 – Tiranë30 gusht 1949) ka qenë adhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra.

U lind më 1871, bijë e familjes Qiriazi, e bija e Dhimitrit dhe Maries. Që në moshën 4 vjeçare e dërguan te një shkollë greke dhe më pas te shkolla e Misionit Amerikan. Pasi përfundoi shkollimin në vendlindje, shkoi në Stamboll, ku me ndihmën e Naim Frashërit hyri në Robert College. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevastia ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Dako (18781941) e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit“. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave.

Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan , jo vetem në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të cështjes kombëtare.U kthye në Shqipëri në fillim të viteve 1920. Ajo u bë një nga themelueset dhe drejtueset e institucionit femëror të quajtur “Kyrias” (sipas emrit të familjes) në Tiranë dhe Kamëz, në bashkëpunim me motrën e saj Parashqevi, dhe Dako. Ajo dhe motra e saj u burgosën dhe u internuan në kampin Anhalteleger Dedinje afër Beogradit nga njësitë pro-naziste të udhëhequra nga Xhaferr Deva për pikëpamjet e tyre antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata u kthyen në Tiranë pas luftës.

Për shkak të pozitave të të shoqit si ministër dhe biografist i Mbretit Zog, emri i Dakos u hodh në errësirë gjatë regjimit komunist pas Luftës së Dytë Botërore. Familja e saj u persekutua (duke përfshirë motren e saj Parashqevinë) dhe dy djemte u arrestuan dhe u burgosën. E lodhur nga shumë mundimet në jetën e saj dhe goditje nga vdekja e djalit të saj, Sevastia vdiq në gusht 1949.

Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”.

Ajo shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SH.B.A., mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *