• Figura të shquara

Themistokli Gërmenji

Themistokli Gërmenji (Korçë1871 – Selanik9 nëntor 1917) atdhetar dhe luftëtar shqiptar.

Lindi në Korçë në një familje me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i biri i Thanasit dhe Katarina. I ati qe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, e për shkak të veprimtarisë së tij u vra në Thrakë. Më 1892 mërgon për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve, dhe u vendosën në qendrën e vilajetitManastir. Aty hapën hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin të gjithë. Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. Qe pikë mbledhjeje për rininë shqiptare që shkollohej atëkohë në qytet. Ndihmoi për organizimin e Kongresit të Manastirit, që u mbajt në hotelin e tij. Në fillim të prillit të vitit 1911, Th. Gërmenji shkoi në Sofje, ku e priti Nikollë Ivanaj.

Gjatë kohëve të Luftës Ballkanike përpiqet me Ismail Kemal bej Vlorën dhe emërohet nënprefekt në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit është shef policie në Korçë deri që me ardhjen e grekëve shtrëngohet të dalë në Bullgari. Me vrasjen e të vëllasë, Telemakut, do kujdesej për rritjen e të birit, Vasilit. Vjeshtën e 1916 gjendet në Pogradec në lidhni me autoritetet bullgare dhe shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez. I ndërgjegjshëm për synimet bullgare dhe duke parë krahinën e Korçës që përjetonte përleshje mes çetave të Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Më dt. 8 dhjetor 1916 në krye të dy-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ dhe u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor me bekimin e Henri Deskuen kom. i garnizonit francez në qytet. Themistokliu u emëruar prefekt Pas disa intrigave, ftohet apo arrestohet dhe e shpurën në Selanik ku iu bë një gjyq ushtarak në tetorin e 1917, me sa duket me dijeninë e gjen. M. Saraj – i cili ushtronte të drejtat e presidentit të Republikës. Themistokli Gërmenji ishte një nga patriotët shqiptarë, i cili “luftoi” për pavarësinë e Shqipërisë me pushkë dhe penë.Ai ishte nje nga patriotet me te medhenj te Korcës,Oparit,Gore dhe krahinat e saj.Ne Opar dhe Gore kishte suksese te larta ne luftime. Nje nga patriotet me te besuar te Themistokliut ishte Feim Zacellari qe “mbizoteronte” zonen e Gorës.

Pushkatohet nga një togë franceze pas shpalljes fajtor nga gjyqi ushtarak për kontaktet që kish pasur me autoritetet austro-bullgare në Pogradec para marrëveshjes me francezët, më dt. 9 nëntor 1917.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *