• Lajme kombëtare

Tetori rozë/ Koçiu thirrje grave dhe vajzave: Përfitoni nga programi i mamografisë falas

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Ministrja Koçiu thekson se shtrirja e mbulimit me mamografi falas në të gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri i fataliteteve.

Duke i ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, ministrja nënvizon se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.

Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjitha gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll jo vetëm gjatë muajit tetor, por çdo ditë të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *