Ministria e Arsimit dhe Sportit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator. Ky vendim është marrë nisur nga fakti se viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP. Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Arsimit dhe Sportit iu kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, Drejtorisë së Përgjithsme të Arsimit Parauniversitar, Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Zyrave Vendore dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar. Ndërkohë kujtojmë që vijojnë të mbeten të hapura deri në datën 30 shtator edhe regjistrimet e nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç. Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, qofshin këto publike apo private, viti i ri shkollor 2023-2024 nisi më 11 shtator. Në qarkun e Korçës për herë të parë në shkollë kanë shkuar 1589 nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta 1531 nxënës.
- Lajme kombëtare
MAS: Regjistrimet e nxënësve në e-Albania do të bëhen deri më 30 shtator
Lajme kombëtare
Më shumë- Lajme kombëtare
Vijojnë kërkimet në Shpirag/ Ministria e Infrastrukturës: S’ka mbyllje...
- Lajme kombëtare
Ndryshon norma e interesit për huamarrësit/ Banka e Shqipërisë njofton...
- Lajme kombëtare
Festat e nëntorit në Boston/ Qendra Vatra organizon ceremoni festive
- Lajme kombëtare