• Raportime

Mara bën heroin në Bullgari, maliqari shpëton ekipin e tij nga rënia

Futbollisti maliqar Uerdi Mara, po shkëlqen në kampionatin bullgar të futbollit. Ish-mesfushori i Skënderbeut u bë heroi i Beroes në finalen e “Play-Out”-it ndaj Svoge, teksa shënoi golin e fitores në triumfin 1-0, duke shmangur kështu rënien nga kategoria.

Në minutën e 35-të, shqiptari tundi rrjetën e portierit Veliçkov, duke vendosur ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.  Vlen të theksohet se Mara u transferua te skuadra bullgare, në merkaton e muajit janar si i huazuar nga skuadra turke e Ankara Koçiorenguçu. Ky ishte goli i dytë për 24-vjeçarin me fanellën e skuadrës së Beroes në elitën e futbollit bullgar. Mbetet të mësohet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e Marës pas kësaj aventure të suksesshme.  

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *