Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë vendimet për ngjarjet e kësaj fundjave në futbollin shqiptar dhe duket se ekipi më i penalizuar ka qenë Skënderbeu.
Korçarët, të cilët kanë marrë kryesimin të vetëm në Kategorinë e Parë, do të duhet të përballojnë pjesën e mbetur të sezonit pa zëvendëstrajnerin Gentian Liçi.
Ky i fundit ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Korabit në fundjavë dhe tashëm Disiplina e ka ndëshkuar me 10 ndeshje pezullim, duke e cilësuar sjellje të përsëritur antisportive.
Lini një Përgjigje