Prej fillimit të këtij viti edhe në qytetin e Pogradecit funksionon “Qendra ditore pwr të moshuarit”, ku të gjithë personat e moshës së tretë i kanë të gjitha kushtet e nevojshme dhe shërbimin e duhur për të kaluar një kohë më cilësore me njëri-tjetrin. Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve ata janë vizituar nga kryebashkiaku Ilir Xhakolli si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.
“Qendra ditore për të moshuarit” në qytetin e Pogradecit është një investim i realizuar në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara “Aksush të mos mbetet pas” me financim të Ambasadës Zviceriane.