Teksa janë luajtur 7 javë të Abissnet Superiore, ekipet kanë filluar të tregojnë realisht forcën e tyre në këtë kampionat. Në këndvështrimin e ish-sulmuesit të Skënderbeut, ky sezon është shumë i fortë dhe rivaliteti sa vjen dhe do të bëhet më i ashpër. Sipas Xhambazit këtë e tregon edhe diferenca e ngushtë e pikëve mes skuadrave.
Për Xhambazin janë disa futbollistë që po spikasin në këtë kampionat të cilët janë duke marrë për dore skuadrat e tyre.
Në fund edhe një koment për arbitrat nga Dhimitraq Xhambazi, i cili thekson se ata po bëhen protagonisë me vendimet e tyre të nxituara.
Pas 7 javëve kampionat Vllaznia e Shkodrëqs kryeson tabelën e klasifikiit me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Elbasani me 12 pikë, ndërsa kampionët në fuqi të Egnatias ndodhen në vendin e katërt me 11 pikë.