• Korça

VKM për festimet për çlirimin e vendit, 80 vjetori i çlirimit me mjaft aktivitete përgjatë gjithë vitit

Viti 2024 është shpallur si viti mbarëkombëtar për festimet e 80 vjetorit të çlirimit të vendit si dhe është ngritur një komision shtetëror për organizimin e festimeve gjithëvjetore. Një gjë e tillë është vendosur një ditë më parë me një vendim të Këshillit të Ministrave dhe është bërë e ditur nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili është edhe kryetari i komisionit të ngritur, që në përbërje të tij ka një sërë ministrish e drejtorish, por edhe organizatat e veteranëve dhe ato të familjeve të dëshmorëve.

Pas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave do të vijojë organizimi i punës në mënyrë që gjatë gjithë vitit në të gjithë vendin të ketë organizime festive, shkencore dhe hulumtuese në lidhje me 80 vjetorin e çlirimit të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *