Reshjet e dëborës kanë vijuar në qarkun e Korçës me një intensitet mesatar deri të lartë, duke arritur në zonat malore deri në 50 centimetra. Kontraktorët kanë vijuar me pastrime dhe kriposje të rrugëve nacionale e turistike dhe nuk ka patur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Nga ana tjetër mjete borëpastruese të ndërmarrjes së shërbimeve në bashkinë e Korçës kanë punuar për të hapur rrugën nga Vithkuqi në drejtim të Panaritit.
(Vështirësia më e madhe paraqitet në majën e Mashkullorës, aty ku trashësia e dëborës shkon deri në 50 cm. Të gjitha rrugët e tjera të njësive administrative Vithkuq e Lekas janë të hapura ashtu siç janë të hapura edhe rrugët rurale të njësive administrative Gorë e Moglicë në bashkinë e Maliqit.)
Situata me furnizimin me energji elektrike në rajonin juglindor ka shënuar përkeqësim, duke prekur mijëra abonentë në disa zona rurale. Mungesa e energjisë elektrike prek mbi 5 mijë abonentë në total.