“Udhëtim me Skënderin” ka qënë ky aktiviteti i zhvilluar në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Andrea Balli” në qytetin e Bilishtit, që bëri bashkë miq e dashamirës të poetit të njohur korçar Skënder Rusi, i cili u nda nga jeta në maj të këtij viti, por që me veprën e tij ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për promovimin e vlerave të kulturës dhe letërsisë shqipe bashkëkohore.
Vlerësime për këtë aktivitet ka dhënë edhe nënprefekti i Devollit, njëherësh edhe nipi i poetit korçar.
Pjesë e këtij aktiviteti, organizuar në kuadër të tetorit, muajit të letërsisë, ishte një kolazh poetik me disa nga veprat e lirikut korçar Skënder Rusi.