Estela dhe Kristiana ish-studente të Universitetit “Fan Stiljan Noli” sot janë dy infermiere të përkushtuara e të suksesshme në kujdesin paliativ në Korçë. Falë pasionit, punës e përkushtimit vajzat kanë arritur suksesin e dëshiruar në profesionin e tyre si infermiere, duke u angazhuar në kujdesin paliativ, një fushë e ndërlikuar dhe e ndjeshme, ku përkushtimi dhe ndihma emocionale janë po aq të rëndësishme sa kujdesi mjekësor.
Çdo ditë në punën e tyre, vajzat përballen me sfida që kërkojnë jo vetëm aftësi të shkëlqyera teorike, por punë sistematike dhe për më tepër një ndjeshmëri të thellë për të kuptuar dhimbjen dhe emocionet e pacientëve dhe familjeve të tyre, duke u bërë edhe një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin karrierën në fushën e shëndetësisë.