• Korça

“Takim mes brezash”/ Shkolla 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” organizon një aktivitet

“Takim mes brezash” ka qënë ky aktiviteti i organizuar nga shkolla 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” në qytetin e Korçës, që ka bërë bashkë ish mësues, ish nxënës, si dhe mësues ee nxënës që aktualisht janë pjesë e kësaj shkolle. Për organizatoren e këtij aktiviteti mesuesen Eleni Kocaqi, është e rëndësishme që brezat të takohen me njëri-tjetrin në mënyrë që të rinjtë të njihen me ata që për vite me radhë kanë kontribuar për edukimin e brezave në këtë institucion arsimor, por edhe me nxënësit që kanë studiuar në këtë shkollë e që sot janë figura të njohura të qytetit, por edhe jashtë vendit.

Ish mësuesit të cilët për vite të tëra kanë dhënë mësim pranë kësaj shkolle, kujtojnë me nostalgji ato vite dhe ndihen të vlerësuar kur shohin arritjet e ish nxënësve të tyre. Ata thonë se ky aktivitet është një shenjë vlerësimi për ta dhe punën e bërë ndër vite në arsim dhe në veçanti pranë kësaj shkolle.

Të pranishëm në këtë ativitet kanë qënë edhe ish nxënës, të cilët sot japin kontributin e tyre në drejtime dhe fusha të ndryshme. Ata shprehin vlerësime maksimale për shkollën dhe stafin e mësuesve të cilët i kanë edukuar gjatë viteve të studimit pranë kësaj shkolle, duke ndikuar ndjeshëm në arritjet e tyre të mëvonshme.

Për të përshëndetur të pranishmit nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” kishin përgatitur një program artistik. Ata thonë se janë të emocionuar që janë njohur me disa nga ish mësuesit, teksa shprehen se ish nxënësit e kësaj shkolle shërbejnë si shembuj frymëzimi për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *