• Sport

Skënderbeu kërkon rikthimin/ Korçarët presin në shtëpi Laçin, Gvozdenoviç do vetëm fitoren ndaj kurbinasve

Dy humbje radhazi kanë zhytur Skënderbeun në një krizë rezultatesh dhe në ndeshjen e radhës ndaj Laçit të gjithë kërkojnë medoemos reagimin. Trajneri Gvozdenioviç është ai që ndjen më teper presionin e mungeses së rezultateve dhe në konferencën për mediat ka deklaruar se ndaj kurbinasve ekipi do te futet në fushë vetëm për 3 pikët.

Për ndeshjen ndaj kurbinasve dy afrimet e fundit, Doka dhe Balaj nuk janë ende gati, ndaj trajneri pritet t’i besojë të njëjtit ekip si në ndeshjet e fundit.

Ndeshja Skënderbeu-Laçi do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin Skënderbeu të Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *