• Korça

Shuhet Vangjel Koja/ Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona e volejbollit shqiptar

Volejbolli dhe sporti shqiptar në zi, teksa mëngjesin e së hënës është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare “Mjeshtri i Meritur i Sportit” dhe “Nderi i Kombit” , Vangjel Koja. Vangjel Koja lindi në Tiranë në vitin 1933 më 19 prill. Ai ishte padyshim një legjendë e historisë sportive të volejbollit. Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues një sërë titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane. Homazhet në ndërim të Kojës janë mbajtur sot në ambientet e kishës “Shën Sotiri” në Korçë.

Arjan Kostani Trajner basketbolli

Fitoi tituj pa fund dhe u shndërrua në një idhull për brezat.  Koja u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”, titull i dhënë nga Presidenti i vendit në dhjetor 2003. Në vitin 2024, Vangjel Koja u nderua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi me titullin ” Nderi i Volejbollit Shqiptar”. Në ndërim të figurës së tij do të mbahen gjithashtu homazhe pranë pallatit të sportit në Tiranë gjatë ditës së martë.  RTSH Korça i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *