Është prezantuar në Korçë projekti për zhvillimin e Universitetit Fan Noli me synimin që ta kthejnë këtë universitet në një institucion model të arsimit të lartë. Për ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ky projekt pilot do të fillojë zbatimin në Korçë duke u përqëndruar jo vetëm në rishikimin e të gjitha programeve të studimit për ciklet bachelor, master dhe doktoraturave, por me synimin që të kthehet si i pari universitet inteligjent në vend.
Gjatë takimit janë prezantuar projektet e përgatitura nga ekspertët theksi kryesor ishte pikërisht rritja e investimeve në infrastrukturën e kërkimit shkencor, të laboratorëve për të ngritur qendra të ekselencës dhe për ti dhënë universitetit të Korçës transformimin e nevojshëm.